Siguri Kibernetike e Personalizuar

Risku Dixhital?
Mos pyet Nëse.
Pyet se Kur.

Kërko një Konsultë Falas

Siguri Kibernetike, bazuar në nevojat tuaja.

Qofshi një individ apo një organizate me shtrirje të gjerë, për ne nuk përbën diferencë.

Ne besojmë se në botën e sotme, Siguria e Informacionit është nevojë thelbësore, dhe si e tillë duhet të jetë e aksesueshme. 

Alexiares ndihmon në arritjen e këtij qëllimi duke ofruar shërbime sigurie kibernetike, të pershtatura me nevojat dhe situatën tuaj. 

 

Nga këshillimi personal, në projekte të shkallës institucionale, skuadra jonë gjendet gjithnjë pranë jush!

Telefono për Keshillim Paraprak pa Pagesë

Le të diskutojmë mbi nevojat tuaja të sigurise sot!

Shërbimet

Mund të na drejtoheni në çdo kohë me projekte specifike bazuar mbi situatën tuaj. Disa nga shërbimet më të njohura që përkojnë me ekspertizën tonë janë si më poshtë.

Web App Security

Një kombinim mes mjeteve gjysëm të automatizuara dhe hackimit manual, për të shqyrtuar praninë e vulnerabiliteteve si XSS, SQLi, e më tej në Website-in tuaj. Bazuar mbi udhëzimet e standartit OWASP®.

API Security

Testoni Ndërfaqet e Programimit të Aplikacionit tuaj dhe verifikoni nëse ato i lejojnë agresorëve të aksesojnë funksionalitete apo të dhena sensitive bazuar në standartin OWASP®.

Mobile Security

Audit i aplikacioneve që përdoren në platformat iOS ose Android, ku përfshihen analiza dhe identifikimi i vulnerabiliteteve mes metodave te analizes statike, dinamike, si dhe testimi i API.

Përgjigje ndaj Incidentit

Nën sulm? Skuadra jonë është e disponueshme 24/7 për t'ju ndihmuar me përballimin e incidenteve kibernetike. Ne marrim drejtimin në përballjen ndaj sulmeve, duke menaxhuar burimet e duhura të kompanisë suaj, partnerëve, apo edhe autoriteteve nëse lind nevoja. 

Forenzikë Dixhitale

Sulmet kibernetike, vjedhja apo ekspozimi i të dhënave si dhe mashtrimi dixhital janë më të pranishme se kurrë. Ne ju ndihmojmë t'i identifikoni dhe vlerësoni ato duke përdorur investigime dixhitale, që garanojne shmangien e dëmtimit të evidencave.

Trajnime Sigurie

Keni nevojë për ndihmë në ndërgjegjësimin rreth sigurisë kibernetike të organizatës suaj? Ju duhen trajnime mbi zhvillimin e software-it të sigurt? Inxhinierët tanë të Sigurisë Kibernetike ju vijnë në ndihmë për të shpërndarë këto njohuri, mes seancave interaktive.

Metodologjia Jonë Ofensive

Cikli Jonë për Cyber-Defence

Çfarë na Diferencon?

Çmime të Drejta

Me Alexiares, ju paguani për atë që merrni. Skema jonë e vlerësimit siguron që çdo projekt tarifohet më tepër për vlerën që ofron, sesa mbi tarifa fikse. 

 

Çmimet e auditeve tona llogariten bazuar në impaktin e vulnerabiliteteve të identifikuara brenda fushëveprimit të paracaktuar. Në këtë mënyrë, nëse procedurat tona nuk rezultojne në gjetjen e problemeve me vlerë për sigurinë tuaj, ju paguani vetëm një tarifë simbolike bazë.

Ekspertizë në Cybersecurity

Skudra jonë përbëhet nga inxhinierë sigurie me aftësi të akredituara prej Instituteve Federale Teknike më të njohura në Zvicër, si EPF Lausanne dhe ETH Zürich.

 

Secili prej nesh sigurohet të sjellë më të mirën e kompetencës dhe njohurive që posedojmë në çdo projekt. 

Besueshmëri

Qoftë për nevoja personale të sigurisë kibernetike, apo nëse po kërkoni për një partner për sigurinë e informacionit në kompaninë tuaj, ne jemi gjithnjë prane jush. 

 

Qëllimi jonë është t'i bejmë shërbimet e sigurisë së informacionit të aksesueshme për këdo - qoftë edhe në vende ku kultura dhe sensibilizimi kibernetik janë ende nën zhvillim. Strategjite e duhura dixhitale kërkojnë kohë për t'u përgatitur, sulmet kibernetike jo. 

 

Prandaj jemi panë jush!

Socializohuni me Ne